Rregullat E Cookies

Rregullat E Cookies
//

POLITIKA E SKEDARËVE TË PERSONALIZIMIT

PËRDITËSUAR PËR HERË TË FUNDIT: Gusht 2024

Kjo politikë e skedarëve të personalizimit përshkruan llojet e ndryshme të skedarëve të personalizimit dhe teknologji të tjera të ngjashme (referuar së bashku si “Skedarë personalizimi”) që ne përdorim në lidhje me faqen e internetit, emailet tona dhe shërbimet (“Shërbimet”) të zotëruara dhe kontrolluara nga Monster Energy Company (“ne”, “neve”, “jonë”) nga të cilat po aksesoni këtë politikë të skedarëve të personalizimit, si dhe mënyrën se si mund t’i menaxhoni ato. Duke pranuar skedarët e personalizimit në banderolën e skedarëve të personalizimit ose në qendrën e preferencave për skedarët e personalizimit, ju bini dakord me përdorimin e tyre nga ana jonë. 

Ne mund ta ndryshojmë këtë politikë të skedarëve të personalizimit në çdo kohë. Hidhini një sy datës së “PËRDITËSIMIT TË FUNDIT” në fillim të kësaj faqeje për të parë kur është përditësuar për herë të fundit kjo politikë e skedarëve të personalizimit. Çdo ndryshim në këtë politikë të skedarëve të personalizimit do të hyjë në fuqi në momentin kur ne e vendosim në dispozicion politikën e përditësuar të skedarëve të personalizimit te Shërbimet ose përmes tyre.

Çfarë janë skedarët e personalizimit?

Skedarët e personalizimit janë skedarë të vegjël teksti dhe teknologji të tjera që na lejojnë ne, partnerët e reklamave dhe partnerët tanë të tjerë të mbledhim informacion nga shfletuesi ose pajisja juaj. Ata përdoren gjerësisht për të bërë të mundur që faqet e internetit të funksionojnë, ose të funksionojnë në mënyrë më të mirë dhe më efikase. 

Cilët skedarë personalizimi përdorim?

Më poshtë rendisim llojet e ndryshme të skedarëve të personalizimit që përdoren ose mund të përdoren te Shërbimet, si dhe qëllimet për të cilat ato përdoren ose mund të përdoren. Vini re se në masën në të cilën informacioni i mbledhur përmes skedarëve të personalizimit përbën informacion personal (referuar gjithashtu si “të dhëna personale”), zbatohen dispozitat e Politikës së Privatësisë të Monster Energy Company të cilat plotësojnë këtë politikë të skedarëve të personalizimit.

  • Skedarët e personalizimit të domosdoshëm. Këta skedarë personalizimi janë të nevojshëm në mënyrë që ju të përdorni Shërbimet, për t’ju mundësuar të navigoni nëpër to dhe të përdorni veçoritë. Këta skedarë personalizimi janë gjithmonë aktivë.
  • Skedarët e personalizimit të analitikës. Këta skedarë personalizimi mbledhin informacion për mënyrën se si ju dhe vizitorët e tjerë përdorni shërbimet, dhe na lejojnë të përmirësojmë mënyrën se si ato funksionojnë. Për shembull, skedarët e personalizimit të analitikës na tregojnë cilat janë faqet e Shërbimeve që vizitohen më shpesh, na ndihmojnë të regjistrojmë çdo vështirësi që keni me Shërbimet, dhe na tregojnë nëse reklamimi ynë është efektiv. Kjo na lejon të shohim tendencat e përgjithshme të përdorimit të Shërbimeve, dhe jo përdorimin e çdo personi. Informacioni që këta skedarë personalizimi mbledhin, grumbullohet dhe përdoret vetëm për të përmirësuar mënyrën se si funksionojnë Shërbimet.
  • Skedarët e personalizimit të funksionalitetit. Këta skedarë personalizimi na lejojnë t’ju ofrojmë funksionalitet më të mirë dhe një përvojë të personalizuar, duke përfshirë me anë të personalizimit të përmbajtjes që shikoni në Shërbimet tona për ta bërë atë më të vlefshme për ju dhe interesat tuaja. Ata mund të përdoren gjithashtu për të ofruar veçori opsionale -- për shembull, për të luajtur përmbajtje audio ose video.
  • Skedarët e personalizimit të reklamimit. Këta skedarë personalizimi përdoren në mënyrë që ne dhe partnerët tanë të reklamimit palë të treta të mund t’ju transmetojmë reklama — brenda dhe jashtë Shërbimeve tona — të cilat bazohen në interesat tuaja. Ata përdoren gjithashtu për të kufizuar numrin e herëve që ju e shikoni një reklamë dhe për të ndihmuar që të matet efikasiteti i fushatës së reklamimit. Skedarët e personalizimit të reklamimit na lejojnë ne dhe palët e treta që të informohemi nëse keni vizituar Shërbimet, dhe ky informacion ndahet me organizata të tjera (si për shembull reklamuesit).
  • Skedarët e personalizimit të performancës. Këta skedarë personalizimi përdoren për të siguruar që Shërbimet të ngarkohen më shpejtë dhe të përformojnë më mirë.

Si mund t’i menaxhoj skedarët e personalizimit? 

Ju keni mundësinë të refuzoni ose çaktivizoni disa skedarë personalizimi përmes mjetit të preferencave të skedarëve të personalizimit. Ju keni gjithashtu mundësinë të refuzoni ose çaktivizoni disa skedarë personalizimi duke rregulluar cilësimet e shfletuesit tuaj të internetit. Në varësi të teknologjisë gjurmuese dhe të vendit ku banoni, ju mund të keni gjithashtu mundësinë të refuzoni një pjesë të këtij aktiviteti duke klikuar butonin “Do Not Sell or Share My Personal Information” (Mos shit ose ndaj informacionin tim personal) në faqen tonë të internetit. Disa shfletues kanë opsione që e lejojnë vizitorin të kontrollojë nëse shfletuesi do të pranojë skedarët e personalizimit, do të refuzojë skedarët e personalizimit, ose do të njoftojë vizitorin çdo herë që dërgohet një skedar personalizimi. Meqenëse çdo shfletues interneti është i ndryshëm, konsultoni udhëzimet e ofruara nga shfletuesi juaj i internetit (ndodhen zakonisht në seksionin “help” (ndihma)). Mund të gjeni informacion për shfletuesit më të përdorur në http://www.allaboutcookies.org/manage-cookies/index.html. Vini re që mund t’ju duhet të ndiqni disa hapa shtesë për të refuzuar ose çaktivizuar disa teknologji të skedarëve të personalizimit. Për shkak të ndryshimeve mes shfletuesve, aplikacioneve celulare dhe pajisjeve të ndryshme mund t’ju duhet të ndiqni disa hapa shtesë për të refuzuar reklamimin e bazuar në interesat tuaja. Për shembull, një refuzim në një shfletues mund të jetë i pavlefshëm në shfletuesit e tjerë, dhe mund t’ju duhet ta bëni refuzimin në çdo shfletues. Kontrolloni cilësimet e pajisjes dhe lejet e aplikacioneve celulare për informacion shtesë për sa i përket refuzimit. Gjithashtu, mund të ndaloni mbledhjen e mëtejshme të të dhënave nga një aplikacion celular duke e hequr atë nga pajisja juaj celulare.

Nëse zgjidhni të refuzoni, çaktivizoni ose fshini këto teknologji, disa prej funksioneve të Shërbimeve mund të mos jenë më të disponueshme për ju. Fshirja e skedarëve të personalizimit në disa raste mund të anulojë përzgjedhjen e refuzimit në shfletuesin tuaj.

Pyetje

Nëse keni ndonjë pyetje tjetër, na kontaktoni në privacy@monsterenergy.com , ose shkruani në adresën në vijim:

Monster Energy Company 
FAO: Privacy 
Legal Department 
1 Monster Way 
Corona, CA 92879 USA