RREGULLAT E PRIVATESISE

RREGULLAT E PRIVATESISE
//

POLITIKA E PRIVATËSISË

Përditësuar për herë të fundit: Gusht 2024

Monster Energy Company (“Monster”, “ne”, “neve”, “jonë”) është e angazhuar për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e informacionit personal që ne mbledhim, dhe dëshiron që ju të njiheni me mënyrën se si ne mbledhim, përpunojmë dhe zbulojmë informacionin tuaj personal. Politika e privatësisë (“Politika e privatësisë”) përshkruan politikat dhe praktikat tona të trajtimit të informacionit personal që ne mbledhim nga ose rreth jush, online ose offline. Ajo zbatohet për faqet e internetit (“Faqet e internetit”), aplikacionet softuerike (“Aplikacionet”), faqet e mediave sociale (referuar së bashku si “Faqet e mediave sociale”), mesazhet email që ne operojmë, dhe çdo mjet ose vendndodhje tjetër që të dërgon në këtë politikë privatësie (referuar së bashku si “Shërbimet”).

I. INFORMACIONI PERSONAL QË MBLEDHIM

Informacioni qe ju na jepni në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ne mund të mbledhim kategoritë e mëposhtme të informacionit personal kur ju përdorni dhe ndërveproni me Shërbimet tona, duke përfshirë kur shkarkoni ose hapni aplikacionet tona, ose kur aplikacioni funksionon në pajisjen tuaj në sfond:

  • Identifikuesit, si për shembull emri real, pseudonimi, adresa postare, identifikuesi unik personal, identifikuesi në internet, adresa e emailit, numri i telefonit, numri i llogarisë, emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi, numri i sigurimeve shoqërore, numri i lejes së drejtimit, numri i pasaportës, ose identifikues të tjerë të ngjashëm;
  • Informacioni demografik, duke përfshirë datën e lindjes, gjininë, shtetin;
  • Informacioni financiar, si për shembull numri i kartave të kreditit dhe debitit dhe adresa e faturimit;
  • Informacioni tregtar, si për shembull regjistra të pronës personale, produkteve ose shërbimeve të blera, të përftuara ose të konsideruara, ose historik apo aktivitet tjetër blerjeje ose konsumi;
  • Gjeolokacioni ose të dhënat precize të gjeolokacionit, duke përfshirë informacionin e marrë nga sinjalet GPS, WiFi, Bluetooth, të adresës IP, si dhe informacione të tjera për pajisjen;
  • Informacioni i pajisjes, si për shembull lloji i pajisjes, sistemi operativ, adresa IP, identifikuesit e pajisjes;
  • Informacioni audio, elektronik, vizual, si për shembull fotoja e profilit ose pamje CCTV;
  • Informacioni për aktivitetin në internet ose në rrjete të tjera elektronike, si për shembull historiku i shfletimit, historiku i kërkimit, dhe informacion në lidhje me ndërveprimin tuaj me aplikacionin e një faqeje interneti ose reklamat; dhe
  • Konkluzionet e nxjerra nga këto informacione personale, si për shembull ekipet ose produktet tuaja të preferuara, ose preferencat e komunikimit.

Informacioni që mbledhim automatikisht. Ne mund të mbledhim informacion për aktivitetin në internet, aktivitetin elektronik dhe informacion tjetër automatikisht nga pajisjet dhe shfletuesit që ju përdorni, duke përfshirë llojin e pajisjes tuaj; adresën IP; identifikuesit e pajisjes dhe të reklamimit; identifikuesit probabilistikë, dhe lloje të tjera identifikuesish unik personal ose online; cilësimin e zonës kohore dhe vendndodhjen; llojin dhe versionin e shfletuesit; llojet dhe versionet e shtojcave të shfletuesit; sistemin dhe platformën operative; ofruesin e shërbimit të internetit; faqet që ju keni vizituar para dhe pas përdorimit të Shërbimeve, historikun e shfletimit dhe historikun e kërkimit; datën dhe orën e vizitës suaj; informacionin për lidhjet që ju klikoni, faqet që shikoni, dhe reklamat me të cilat ndërveproni brenda Shërbimeve dhe informacione të tjera për mënyrën se si i përdorni Shërbimet; teknologjinë në pajisjet që përdorni për të aksesuar këto shërbime; informacionin audio, elektronik, vizual ose të ngjashëm; konkluzionet e përdorura për të krijuar një profil për preferencat, karakteristikat, tendencat psikologjike, predispozitat, sjelljen, qëndrimet, inteligjencën, aftësitë dhe prirjet; dhe informacionin standard të regjistrave të serverit. Nëse hasni ndonjë gabim, përfshirë në pajisjen tuaj, ne mund të mbledhim informacion për gabimin, kohën kur ka ndodhur gabimi, veçorinë e përdorur, statusin e aplikacionit kur ka ndodhur gabimi, dhe çdo komunikim ose përmbajtje të ofruar në orën që ka ndodhur gabimi. 

Gjithashtu mund ta bashkojmë ose ta bëjmë anonim informacionin e përshkruar më sipër. Në masën që individët nuk janë të identifikueshëm nga këto të dhëna, ato nuk janë subjekt i kësaj politike privatësie.

Pa këtë informacion personal, ne nuk mund t’ju ofrojmë të gjitha Shërbimet e kërkuara.

II. BURIMET E INFORMACIONIT PERSONAL

Përveç informacionit personal që marrim nga ju, mund t'i marrim gjithashtu kategoritë e informacionit personal të përshkruara më sipër edhe nga burime të tjera, duke përfshirë nga përdoruesit e tjerë të Shërbimeve tona, filialet, rrjetet e reklamimit, ofruesit e shërbimit të internetit, ofruesit e të dhënave të analitikës, subjektet qeveritare, sistemet dhe platformat operative, si dhe rrjetet sociale. Për shembull, ne mund të marrim informacionin tuaj personal nga filialet tona kur merrni pjesë në lotari, konkurse dhe oferta të ngjashme. Një shembull tjetër, nëse ju e lidhni llogarinë tuaj të mediave sociale me llogari që krijoni me Shërbimet tona, ne mund të mbledhim informacion personal nga këto organizata palë të treta.

III. SKEDARËT E PERSONALIZIMIT DHE TEKNOLOGJITË E TJERA

Për detaje për mënyrën se si i përdorim skedarët e personalizimit dhe teknologjitë e tjera, vizitoni Politikën e skedarëve të personalizimit.

IV. SI E PËRPUNOJMË INFORMACIONIN PERSONAL

Ne mund ta përdorim informacionin personal që mbledhim për qëllimet dhe mbi bazat ligjore të përcaktuara më poshtë, sipas rastit:

  • Për të realizuar Shërbimet, duke përfshirë për të përpunuar ose përmbushur një kontratë, duke përfshirë porositë dhe transaksionet, për të ofruar shërbime analitike, për të plotësuar kërkesat për produkte dhe shërbime, për të mirëmbajtur llogaritë apo për t'ua nënshtruar ato shërbimeve të mirëmbajtjes, për të verifikuar informacionin e klientëve, dhe për t’ju ofruar shërbimin ndaj klientit; dhe në rastin e numrave të sigurimeve shoqërore, numrave të lejes së drejtimit dhe numrave të pasaportës, për t’u dhënë çmimet disa fituesve të konkurseve.
  • Për qëllimet tona të ligjshme të biznesit ose me pëlqimin tuaj, sipas rastit, duke përfshirë:
  • Për të hedhur në treg dhe reklamuar Shërbimet, duke përfshirë përmes përpunimit të informacionit tuaj personal për reklamim të personalizuar, brenda dhe jashtë Shërbimeve. Për shembull, ne mund të shfaqim përmbajtje ose t’ju dërgojmë mesazhe për eventet në zonën tuaj, ofertat ose produktet e reja që mund t’ju interesojnë;
  • Për të përmirësuar Shërbimet, duke përfshirë për të bërë kërkime të brendshme për zhvillimin dhe demonstrimin teknologjik, si dhe për të përmirësuar ose përditësuar Shërbimet;
  • Për të ndihmuar që Shërbimet të vazhdojnë të jenë efektive dhe të sigurta, duke përfshirë për korrigjimin e problemeve për të identifikuar dhe riparuar gabimet që pengojnë funksionalitetin ekzistues;
  • Për t’ju kontaktuar, duke përfshirë për t’ju dërguar informacion si përgjigje ndaj kërkesave tuaja;
  • Për çdo arsye tjetër për të cilën ju bëjmë me dije në momentin që mbledhim informacionin tuaj personal me pëlqimin tuaj.
  • Për të zbatuar ligjet dhe detyrimet rregullatore në fuqi.

V. SI E ZBULOJMË INFORMACIONIN PERSONAL

Ne mund t'ia zbulojmë informacionin personal që mbledhim kategorive në vijim të palëve të treta. 

  • Filialet dhe subjektet përkatëse. Ne mund t'ia zbulojmë informacionin personal filialeve dhe subjekteve të lidhura.
  • Ofruesit e shërbimeve dhe partnerët e biznesit. Ne mund të zbulojmë identifikuesit, informacionin tregtar, informacionin e transaksioneve, gjeolokacionin ose informacionin preciz të gjeolokacionit, aktivitetin në internet ose në rrejte të tjera elektronike, informacionin profesional ose të lidhur me punësimin, dhe konkluzionet, siç përshkruhen më sipër, për disa qëllime, si për shembull për përpunimin e pagesave me kartë, hostimin e faqeve të internetit dhe të dhënave, ofrimin e produkteve dhe shërbimeve, shërbimin ndaj klientit, reklamimin dhe marketingun (duke përfshirë numërimin e shfaqjes së reklamave, garantimin e përputhshmërisë me standardet e industrisë, personalizimin dhe analitikën), shërbimet e analitikës, monitorimin e sigurisë dhe të performancës, mirëmbajtjen e llogarive dhe nënshtrimin e tyre ndaj shërbimeve të mirëmbajtjes, përpunimin ose përmbushjen e porosive dhe të transaksioneve, verifikimin e informacionit të klientit, kërkimin, hostimin e të dhënave, auditimin, dhe përpunimin e të dhënave.
  • Sponsorët dhe bashkë-sponsorët palë të treta. Ne mund t'ua zbulojmë kategoritë e informacionit personal të përshkruara më sipër sponsorëve apo bashkë-sponsorëve të caktuar palë të treta, në mënyrë që ata të mund t’ju ofrojnë lotari, konkurse dhe oferta të ngjashme. Për shembull, ju mund të zgjidhni t'i vendosni informacionet tuaja personale te një sponsor ose bashkë-sponsor palë e tretë, ose t'ia zbuloni informacionet tuaja personale këtyre të fundit, në mënyrë që të merrni oferta marketingu ose informacione të tjera nga sponsorët. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për praktikat e privatësisë së sponsorëve ose bashkë-sponsorëve tanë dhe ju sugjerojmë të shqyrtoni politikat e tyre të privatësisë për më shumë detaje mbi mënyrën se si ata i përpunojnë informacionet tuaja personale.
  • Me pëlqimin tuaj. Ne mund t’ia zbulojmë informacionet tuaja personale subjekteve të tjera nëse ju na autorizoni. Për shembull, duke lidhur llogarinë që keni me ne me llogarinë tuaj të mediave sociale, ju na autorizoni t'i zbulojmë informacione ofruesit tuaj të llogarisë së mediave sociale.
  • Për arsye të një transferimi tregtar. Ne mund ta zbulojmë informacionin tuaj personal për arsye që kanë të bëjnë me një transaksion korporativ, si për shembull një shitje, bashkim, konsolidim, shitje asetesh, riorganizim ose në lidhje me ndonjë procedurë falimentimi ose procedura të ngjashme.
  • Për qëllime ligjore. Ne mund të zbulojmë informacionin tuaj personal sipas nevojës për të zbatuar ligjin në fuqi, duke përfshirë ligjet jashtë vendbanimit tuaj; për t'iu përgjigjur thirrjeve, urdhrave të gjykatës, proceseve ligjore, kërkesave nga autoritetet publike dhe qeveritare; dhe për të ruajtur dhe mbrojtur të drejtat, interesat, sigurinë e Monster, filialeve tona, përdoruesve ose publikut.

Nëse aksesoni shërbime të palëve të treta, si faqet e mediave sociale ose faqe të tjera të lidhura përmes Shërbimeve (duke përfshirë lidhjet te Shërbimet tona për në video të hostuara nga palë të treta, si YouTube ose Vimeo), këto shërbime të palëve të treta do të mund të mbledhin informacione personale rreth jush, duke përfshirë informacione në lidhje me aktivitetin tuaj te Shërbimet, si dhe mund të njoftojnë kontaktet tuaja në shërbimet e palëve të treta për përdorimin tuaj të Shërbimeve, në përputhje me politikat e tyre të privatësisë. Përfshirja e një lidhjeje te Shërbimet nuk nënkupton miratimin nga ne apo nga filialet tona të faqes ose shërbimit të lidhur.

Gjithashtu, nëse zgjidhni të angazhoheni në aktivitete publike te Shërbimet, duke përfshirë për shembull nëse angazhoheni në faqet e forumeve, bisedat, faqet e profilit, bloget ose faqet tona të mediave sociale, duhet të dini se çdo informacion që postoni ose zbuloni do të publikohet. Përdoruesit e Shërbimeve dhe publiku i gjerë mund ta lexojnë, mbledhin ose përdorin atë informacion. Ne ju këshillojmë të jeni të kujdesshëm kur zbuloni informacionin tuaj. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për informacionin që zgjidhni të vini në dispozicion në këto hapësira publike.

VI. SIGURIA E TË DHËNAVE

Ne përdorim masa të arsyeshme organizative, teknike dhe administrative për të mbrojtur informacionin personal brenda organizatës sonë. Duhet të kuptoni se për asnjë sistem të transmetimit ose ruajtjes së të dhënave nuk mund të garantohet 100% siguri. Vini re se informacioni personal i mbledhur nga palët e treta mund të mos ketë të njëjtat mbrojtje sigurie si informacioni personal që dërgoni te ne, dhe ne nuk mbajmë përgjegjësi për mbrojtjen e sigurisë së këtij informacioni personal.

VII. RUAJTJA E TË DHËNAVE

Ne do të ruajmë informacionin personal që mbledhim vetëm për aq kohë sa është e nevojshme në mënyrë të arsyeshme për qëllimet dhe kriteret e përshkruara në këtë politikë privatësie. Kur përcaktojmë periudhën e ruajtjes së informacionit personal, ne marrim parasysh periudhën kohore për të cilën informacioni personal kërkohet të ruhet për të ofruar shërbimet; për të përmbushur detyrimet ligjore dhe të pajtueshmërisë dhe për qëllime auditimi; për të adresuar çdo ankesë në lidhje me shërbimet; për të adresuar çdo çështje gjyqësore ose hetime rregullatore përkatëse; dhe për të mbrojtur ose ngritur pretendime të mundshme ligjore.

VIII. INFORMACIONI I TË MITURVE

Ne nuk mbledhim me vetëdije informacione personale nga fëmijët nën moshën 16 vjeç. Nëse keni arsye të besoni se një fëmijë nën moshën 16-vjeçare na ka dhënë informacione personale përveçse nga sa parashikohet nga ligji në fuqi, na kontaktoni duke përdorur një nga metodat e përshkruara në seksionin “Na kontaktoni” të kësaj politike privatësie dhe ne do të përpiqemi ta fshijmë atë informacion personal nga sistemet tona. Ne nuk shesim ose ndajmë me vetëdije të dhënat personale të konsumatorëve nën moshën 16 vjeç për reklama të personalizuara ndërkontekstuale. 

IX. TRANSFERIMET NDËRKOMBËTARE TË TË DHËNAVE PERSONALE

Shërbimet kontrollohen dhe operohen nga ne, me bazë në Shtetet e Bashkuara. Në rast të transferimit ndërkombëtar të të dhënave tuaja personale nga Zona Ekonomike Evropiane dhe Mbretëria e Bashkuar drejt Shteteve të Bashkuara, në lidhje me përdorimin tuaj të Shërbimeve, ne përdorim masa mbrojtëse të përshtatshme, siç janë klauzolat standarde kontraktuale. Ju mund të na kërkoni të ofrojmë informacione të mëtejshme në lidhje me këtë ose t'ju sigurojmë një kopje të masave mbrojtëse përkatëse, duke na kontaktuar përmes cilësdo mënyre kontaktimi të përfshirë në këtë politikë privatësie.

X. TË DREJTAT DHE ZGJEDHJET TUAJA TË PRIVATËSISË

Sipas ligjit në fuqi, ju mund të keni të drejtat e mëposhtme:

  1. Të drejtën për të qenë në dijeni: Ju mund të keni të drejtën të jeni në dijeni të informacionit personal që kemi mbledhur për ju, duke përfshirë kategoritë e informacionit personal, kategoritë e burimeve nga të cilat është mbledhur, qëllimet e biznesit ose ato tregtare për mbledhjen, shitjen ose shpërndarjen e tij, si dhe kategoritë e palëve të treta të cilëve ne ua zbulojmë atë.
  2. Të drejtën për aksesim dhe transportueshmëri të të dhënave: Përveç disa përjashtimeve, ju mund të keni të drejtën të kërkoni një kopje të informacionit personal që kemi mbledhur rreth jush. Ne do ta sigurojmë informacionin e kërkuar në një format portativ dhe, për aq sa është teknikisht e mundur, lehtësisht të përdorshëm, që ju lejon t'i transmetoni informacionet te një subjekt tjetër pa pengesa.
  3. Të drejtën për korrigjim dhe fshirje: Në disa rrethana, ju mund të keni të drejtën të kërkoni që ne të korrigjojmë ose të fshijmë informacionin tuaj personal.
  4. Të drejtën për të refuzuar: Ju mund të keni të drejtën të refuzoni shitjen e informacionit tuaj personal dhe përpunimin e informacionit personal për reklama të targetuara, duke klikuar lidhjen “Do Not Sell or Share My Personal Information”. Për shkak se sinjali i preferencës për refuzimin bazohet te shfletuesi, kini parasysh se do t'ju duhet ta aktivizoni sinjalin veçmas për çdo shfletues dhe/ose pajisje nga e cila dëshironi të aplikoni refuzimin.
  5. Të drejtën për të tërhequr pëlqimin. Në varësi të vendit ku banoni, në rastet kur përpunimi ynë i të dhënave tuaja personale bazohet në dhënien e pëlqimit, ju keni të drejtën ta tërhiqni pëlqimin në çdo moment.

Pavarësisht se disa nga informacionet që mbledhim mund të konsiderohen informacione personale të ndjeshme, ne i përdorim dhe zbulojmë këto lloj informacionesh vetëm për një nëngrup të qëllimeve të përshkruara më sipër. Për shembull, ne mund të përpunojmë informacionin tuaj personal të ndjeshëm për të realizuar shërbimet ose për të ofruar mallrat që ju kërkoni nga ne.

Të drejta të tjera të Kalifornisë:

  1. Ndarja e informacionit: Banorët e Kalifornisë që ofrojnë informacione të caktuara personale në lidhje me përftimin e produkteve ose shërbimeve për përdorim personal, familjar ose shtëpiak kanë të drejtën të kërkojnë dhe të marrin nga ne, një herë në një vit kalendarik, informacion në lidhje me informacionin e klientit që ne kemi ndarë, nëse ka, me biznese të tjera për përdorime të drejtpërdrejta marketingu nga ana e tyre. Sipas rastit, ky informacion do të përfshijë kategoritë e informacionit të klientit dhe emrat dhe adresat e atyre bizneseve me të cilat ne kemi ndarë informacionin e klientit për vitin kalendarik të kaluar.
  2. Mosgjurmimi: Aktualisht, ne nuk përpunojmë ose pajtohemi me sinjalin “mos gjurmoni” të asnjë shfletuesi interneti ose me mekanizma të ngjashme.
  3. Heqja e përmbajtjes: Përveç kësaj, nëse jeni banor i Kalifornisë, nën 18 vjeç dhe përdorues i regjistruar i Shërbimeve, mund të na kërkoni të heqim përmbajtjen ose informacionin që keni postuar në Shërbime, duke na shkruar me email në privacy@monsterenergy.com ose na shkruani duke përdorur detajet e kontaktit të përcaktuara në seksionin “Na kontaktoni” në fund të kësaj politike të privatësisë.

Për të ushtruar të drejtat tuaja të privatësisë, mund të paraqisni një kërkesë duke na telefonuar në 855-488-1212 ose duke plotësuar këtë formular. Pasi të marrim kërkesën tuaj, ne mund të kryejmë një verifikim të saj duke kërkuar informacion të mjaftueshëm për të konfirmuar identitetin tuaj.

Vetëm ju, ose një person i autorizuar nga ju për të vepruar në emrin tuaj, mund të bëni një kërkesë të verifikueshme të konsumatorit në lidhje me informacionin tuaj personal. Nëse dëshironi t'i drejtoheni një agjenti të autorizuar për të ushtruar të drejtat tuaja, ne mund të kërkojmë dëshmi që ju i keni dhënë këtij agjenti autoritet të vlefshëm me shkrim për të paraqitur kërkesa për ushtrimin e të drejtave në emrin tuaj. Ne rezervojmë të drejtën për të refuzuar kërkesat në disa rrethana, si për shembull kur kemi arsye të besojmë që kërkesa ka qëllime mashtruese, kur identiteti juaj nuk mund të konfirmohet, ose kur Monster duhet të ruajë informacionin tuaj në përputhje me ligjin në fuqi.

Megjithatë, mund të apeloni kërkesat e refuzuara, duke dërguar email në privacy@monsterenergy.com.

XI. PËRDORUESIT NGA ZONA EKONOMIKE EVROPIANE DHE MBRETËRIA E BASHKUAR

Kur parashikohet në bazë të legjislacionit të Bashkimit Evropian ose Mbretërisë së Bashkuar, ju mund të keni të drejtën të kundërshtoni disa nga përpunimet që ne kryejmë, ose të kufizoni përpunimin tonë të informacionit tuaj personal. Ju mund t'i ushtroni këto të drejta duke plotësuar këtë formular.

Ne gjithashtu ju japim shumë zgjedhje në lidhje me përdorimin dhe zbulimin nga ana jonë të informacionit tuaj personal për qëllime marketingu, në përputhje me të drejtat tuaja ligjore. Përveç zgjedhjeve të tjera që mund të ofrojmë, ju mund të zgjidhni gjithashtu të refuzoni marrjen e komunikimeve elektronike nga ne. Nëse nuk dëshironi të merrni më emaile të vazhdueshme marketingu nga ne, mund të refuzoni marrjen e këtyre emaileve të marketingut. Ju mund ta bëni këtë duke kërkuar fshirjen e informacionit tuaj personal ose duke kundërshtuar përpunimin e tij, me anë të plotësimit të këtij formulari.

Vini re gjithashtu se nëse refuzoni të merrni emaile marketingu nga ne, ne mund t'ju dërgojmë gjithsesi mesazhe të rëndësishme administrative. Refuzimi i marrjes së mesazheve administrative nuk është i mundur.

Kontrolluesi i të dhënave për informacionin tuaj personal është kompania Monster Energy. Nëse keni pyetje ose ankesa në lidhje me mënyrën se si Monster përpunon të dhënat tuaja personale, mund të kontaktoni në privacy@monsterenergy.com ose të përdorni adresat postare të mëposhtme:

Kontrolluesi i të dhënave:Pika e kontaktit në Evropë:
Monster Energy Company
FAO: Privacy
Legal Department
1 Monster Way
Corona, CA 92879 USA
Monster Energy Europe Limited
FAO: Privacy
Legal Department
50 Bristol Road
Greenford UB6 8UP, UK

Vini re se ju keni të drejtë të paraqisni një ankesë pranë autoritetit mbikëqyrës në vendin e BE-së në të cilin jetoni ose punoni. Një listë e plotë e detajeve të kontaktit të autoriteteve mbikëqyrëse në BE disponohet këtu. Nëse jetoni ose punoni në MB, ju keni të drejtë të paraqisni një ankesë pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit të MB-së.

XII. PËRDITËSIMET E POLITIKËS SË PRIVATËSISË

Ne mund ta ndryshojmë këtë politikë privatësie në çdo kohë, prandaj ju këshillojmë ta rishikoni herë pas here. Hidhini një sy datës së “Përditësimit të fundit” në krye të politikës së privatësisë për të parë se kur është rishikuar për herë të fundit. Çdo ndryshim do të hyjë në fuqi në datën e “Përditësimit të fundit”. Nëse bëjmë një ndryshim thelbësor në politikën e privatësisë, ne do të përditësojmë datën e “Përditësimit të fundit” në këtë politikë privatësie. 

XIII. NA KONTAKTONI

Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim në lidhje me politikën e privatësisë ose me mënyrën se si ne përpunojmë informacionin personal, mund të na kontaktoni përmes një prej metodave të mëposhtme:

Mund të na kontaktoni me postë në:

Monster Energy Company
FAO: Privacy
Legal Department
1 Monster Way
Corona, CA 92879 USA

Ju gjithashtu mund të dërgoni një email në privacy@monsterenergy.com. Vini re se komunikimet me email nuk janë gjithmonë të sigurta, kështu që mos përfshini informacione të kartës së kreditit ose informacione të ndjeshme në emailet që na dërgoni.

Për më shumë informacion për mënyrën se si përdoruesit me aftësi të kufizuara mund të aksesojnë këtë njoftim për Kaliforninë në një format tjetër, na kontaktoni në privacy@monsterenergy.com.