KUSHTET E PËRDORIMIT

KUSHTET E PËRDORIMIT
//

Mirë se vini në faqen e internetit të Monster Energy, që ndodhet në adresën http://www.monsterenergy.com (“Faqja”) dhe që operohet nga kompania Monster Energy (“Monster Energy”).

KJO ËSHTË NJË MARRËVESHJE LIGJORE ("MARRËVESHJA") MES JUSH, PËRDORUESIT FUNDOR (JU, KOMPANIA APO ORGANIZATA JUAJ) DHE ENERGY MONSTER. LEXOJENI ME KUJDES KËTË MARRËVESHJE PARA SE TË VAZHDONI TË PËRDORNI FAQEN DHE TË KRIJONI LLOGARINË TUAJ. DUKE VAZHDUAR PËRDORIMIN E FAQES, JU PRANONI TË ZBATONI DETYRIMET QË LINDIN NGA KJO MARRËVESHJE DHE TË JENI PALË NË KËTË MARRËVESHJE. NËSE NUK PAJTOHENI ME KUSHTET E KËSAJ MARRËVESHJEJE, MOS E PËRDORNI KËTË FAQE INTERNETI. NËSE JU PËRDORNI KËTË FAQE, KJO DO TË THOTË QË PRANONI KUSHTET E KËSAJ MARRËVESHJEJE.

Referencat "ne", "neve" ose "jonë" në këtë Marrëveshje, nënkuptojnë Monster Energy. Ne mund të ndryshojmë, shtojmë, modifikojmë ose fshijmë pjesë të kësaj Marrëveshjeje, sipas gjykimit tonë të vetëm dhe absolut, në çdo kohë dhe pa paralajmërim. Çdo ndryshim i tillë do të jetë i pavlefshëm për mosmarrëveshjet midis jush dhe nesh që lindin përpara datës kur kemi postuar Marrëveshjen e rishikuar që përfshin këto ndryshime, apo kur ju kemi njoftuar në çfarëdolloj forme tjetër për këto ndryshime. Është tërësisht përgjegjësia juaj të rishikoni këtë Marrëveshje për ndryshime përpara se të përdorni Faqen, dhe në çdo rast dhe në masën maksimale të lejuar nga ligji në fuqi, vazhdimi i përdorimit të Faqes nga ana juaj pas postimit të ndryshimeve të kësaj Marrëveshjeje, politikës së privatësisë dhe politikës së skedarëve të personalizimit të parashtruara diku tjetër në faqe, kushtet e të cilave janë inkorporuar nga kjo referencë, nënkupton se ju pranoni çdo ndryshim. Duhet të jeni të paktën 16 vjeç për të përdorur Faqen. Duhet të jeni të paktën 18 vjeç dhe të merrni një emër përdoruesi dhe fjalëkalim për pjesëmarrje në Komunitetin Monster Energy ("Komuniteti") në Faqe. Ju jeni i vetmi përgjegjës për mbikëqyrjen, menaxhimin dhe kontrollin e kredencialeve dhe të fjalëkalimit tuaj të përdoruesit për Faqen, si dhe konfirmoni se jeni në moshë madhore për të lidhur këtë marrëveshje ose, nëse nuk jeni, se keni marrë pëlqimin e prindit ose të kujdestarit për të lidhur këtë Marrëveshje.

Faqja kontrollohet ose operohet (ose të dyja) nga ne, që nga Shtetet e Bashkuara dhe, në masën maksimale të lejuar nga ligji në fuqi, nuk ka për qëllim të na nënshtrojë ndaj ndonjë juridiksioni ose ligji jo të SHBA-së. Faqja mund të mos jetë e përshtatshme ose e disponueshme për përdorim në disa juridiksione. Çdo herë që përdorni Faqen, e bëni duke marrë përsipër çdo rrezik dhe duke respektuar të gjitha ligjet, rregullat dhe rregulloret në fuqi. Ne mund të kufizojmë disponueshmërinë e Faqes në çdo kohë, tërësisht ose pjesërisht, për çdo person, zonë gjeografike ose juridiksion që ne zgjedhim.

Prona intelektuale. Përmbajtja, organizimi, grafika, dizajni, përpilimi dhe çështje të tjera që lidhen me Faqen mbrohen sipas ligjeve të zbatueshme të të drejtave të autorit, markave tregtare dhe pronës intelektuale të SHBA-së dhe atyre ndërkombëtare. "Monster Energy", logot tona dhe identifikuesit e tjerë janë marka tregtare ose marka tregtare të regjistruara të Monster Energy ("Marka tregtare"). Ne zotërojmë ekskluzivisht të gjitha të drejtat, titujt dhe interesat botërore lidhur me dhe për të gjitha markat tregtare, dokumentacionin, softuerin, përmbajtjen, grafikat, dizajnet, të dhënat, kodet kompjuterike, idetë, njohuritë, pamjen vizuale dhe prakticitetin, përpilimet, përkthimet magnetike, konvertimet dixhitale dhe materialet e tjera të përfshira brenda Faqes dhe të lidhura me Faqen, dhe të gjitha modifikimet dhe punët që derivojnë prej tyre, si dhe të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale që lidhen me to (“Pronësia intelektuale”). Postimi i informacionit ose materialeve në Faqe nga ana jonë nuk përbën heqje dorë nga asnjë e drejtë mbi asnjë pronë intelektuale ose mbi këto informacione dhe materiale. Ju nuk duhet të kundërshtoni, kontestoni ose të dëmtoni në ndonjë formë tjetër pronësinë e Monster Energy mbi Faqen dhe përmbajtjen e saj, ose vlefshmërinë apo zbatueshmërinë e të drejtave të Monster Energy mbi pronësinë intelektuale. Ne rezervojmë të drejtën, sipas gjykimit tonë të vetëm, për të modifikuar ose fshirë çdo informacion ose përmbajtje tjetër që shfaqet në Faqe në çdo kohë, pa paralajmërim. Asnjë pjesë e përmbajtjes së kësaj Marrëveshjeje nuk do të interpretohet sikur i jep përdoruesit, në mënyrë të nënkuptuar, të bazuar te parimi ligjor i prekluzionit apo në formë tjetër, një interes pronësie mbi pronën intelektuale ose ndonjë të drejtë autori, markë tregtare, patentë ose të drejtë tjetër pronësie intelektuale të Monster Energy ose ndonjë pale të tretë. Duke iu nënshtruar kushteve të përgjithshme të kësaj Marrëveshjeje, Monster Energy ju jep leje personale të kufizuar, pa pagesë për përdorimin e pronës, joekskluzive, të revokueshme, të përfundueshme, për të përdorur pronën intelektuale vetëm për përdorimin tuaj personal, jotregtar. Asnjë nga materialet në Faqen tonë nuk mund të shkarkohet, shpërndahet, riprodhohet, ripublikohet, postohet, transmetohet ose kopjohet në asnjë forme ose mënyrë, pa lejen paraprake me shkrim të Monster Energy, e cila mund të mos jepet, në bazë të gjykimit tonë të vetëm dhe absolut.

Mospranimi i propozimeve të pakërkuara. Pavarësisht se na pëlqen të kontaktohemi nga adhuruesit tanë, është politikë e Monster Energy të refuzojë çdo paraqitje të pakërkuar të ideve ose materialeve të tjera krijuese. Kjo bëhet me qëllim që të shmangim çdo keqkuptim në rast se produktet ose marketingu që Monster Energy zhvillon në mënyrë të pavarur kanë ngjashmëri me idetë që na kanë dërguar. Për këtë arsye, na duhet të kërkojmë që të mos na dërgoni materiale krijuese origjinale, si ide për produkte të reja ose të përmirësuara, fushata reklamuese ose emra produktesh etj. Çdo komunikim ose material që transmetoni në Faqe me postë elektronike ose në forma të tjera do të jetë trajtohen si jokonfidenciale dhe jopronësore. Gjithçka që dërgoni ose postoni mund të përdoret nga Monster Energy ose kompanitë e saj mëmë, kompanitë nën varësi dhe filialet e tjera për çfarëdolloj qëllimi, duke përfshirë ndër të tjera për riprodhimin, zbulimin, dërgimin, publikimin, transmetimin dhe postimin. Për më tepër, Monster Energy është i lirë të përdorë çdo ide, koncept, njohuri ose teknikë të përfshirë në çdo komunikim që ju dërgoni në Faqe për çfarëdolloj qëllimi, duke përfshirë ndër të tjera për zhvillimin dhe marketingun e produkteve duke përdorur këto informacione.

Politika e të drejtës së autorit. Pa kufizuar sa më sipër, nëse besoni se puna juaj është kopjuar dhe postuar në Faqe në një mënyrë që përbën shkelje të së drejtës së autorit, na siguroni informacionin e mëposhtëm: një përshkrim të punës me të drejtë autori që pretendoni se është shkelur dhe vendndodhjen në Faqe të materialit që ju pretendoni se përbën shkelje; adresën tuaj, numrin e telefonit dhe adresën e emailit; një deklaratë me shkrim nga ju se mendoni në mirëbesim se përdorimi i kontestuar nuk është i autorizuar nga zotëruesi i së drejtës së autorit, agjenti i tij ose ligji; një deklaratë të nënshkruar nga ju, të bërë nën betimin për mosdeklarim të rremë, se informacioni në njoftimin tuaj është i saktë dhe se ju jeni zotëruesi i së drejtës së autorit ose i autorizuar për të vepruar në emër të zotëruesit të së drejtës së autorit. Agjenti për të Drejtat e Autorit i Monster Energy për komunikimin e pretendimeve për shkeljen e të drejtave të autorit mund të kontaktohet si më poshtë: Agjenti DMCA i Monster Energy, adresa: Knobbe Martens, 2040 Main Street 14th Floor, Irvine, CA 92614 USA.

Saktësia e informacionit. Pavarësisht se ne bëjmë përpjekje të arsyeshme për të përfshirë informacione të sakta dhe të përditësuara në Faqe, nuk japim dhe mohojmë të gjitha garancitë ose deklaratat në lidhje me saktësinë, korrektësinë, besueshmërinë etj. të këtij informacioni, si dhe nuk mbajmë përgjegjësi për asnjë paplotësi apo gabim (duke përfshirë, pa kufizim, gabimet tipografike dhe gabimet teknike) në informacionin e përfshirë në Faqe.

Komuniteti i Monster Energy. Duhet të jeni të paktën 18 vjeç dhe të merrni një emër përdoruesi dhe fjalëkalim për të qenë pjesë e komunitetit. Çdo përdorues ka një llogari unike në Faqe dhe në rrjetin tonë të brendshëm. Llogaria juaj e përdoruesit ju lejon të shikoni informacionin që jeni të autorizuar të aksesoni. Prandaj, është e rëndësishme që të mbroni llogarinë tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimin. Ju kuptoni dhe pranoni se jeni përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të fjalëkalimit tuaj dhe të informacioneve të tjera të llogarisë.

Të drejtat tona ndaj përmbajtjes suaj. Çdo përmbajtje (siç përkufizohet në fjalinë vijuese) që paraqisni, ngarkoni, publikoni, shfaqni ose postoni (referuar në vijim si “postim”) në Faqe (duke përfshirë përmes përdorimit të agreguesve të mediave sociale) do të trajtohet si jokonfidenciale dhe jopronësore nga Monster Energy. Ju jeni i vetmi përgjegjës për çdo përmbajtje, komunikim, diskutim, bisedë, postime, transmetime, lajme, mesazhe, foto, video, komente, bloge, profile ose informacione apo materiale të tjera (referuar së bashku si “Përmbajtja”) që postoni në Faqe dhe në llogaritë tuaja të mediave sociale, të cilat Faqja mund t'i agregojë dhe të cilat mund të shihen nga vizitorë ose përdorues të tjerë të Faqes. Duke postuar përmbajtje në Faqe ose në llogaritë tuaja të mediave sociale dhe duke përdorur një hashtag në postim që identifikon Monster Energy, ju i jepni Monster Energy, një leje të pakthyeshme, të përhershme, joekskluzive, plotësisht të paguar, në mbarë botën për të përdorur, kopjuar, performuar, shfaqur, shpërndarë, publikuar dhe/ose transmetuar, tërësisht ose pjesërisht, në çdo medium dhe në çfarëdo mënyre në këtë Faqe ose në ndonjë mënyrë tjetër, këtë informacion dhe përmbajtje dhe bini dakord se Monster Energy ka të drejtë të përgatisë punë derivuese ose të përfshijë në punë të tjera, këtë informacion dhe përmbajtje, dhe të japë dhe të autorizojë nënlicenca të tjera për sa më sipër. Ju kuptoni dhe pranoni se Monster Energy mund të rishikojë dhe fshijë çdo Përmbajtje që sipas gjykimit të vetëm të Monster Energy shkel këtë Marrëveshje ose që mund të jetë fyese, e paligjshme ose shkel të drejtat, dëmton ose kërcënon sigurinë e Monster Energy ose çdo përdoruesi të Faqes.

Postimi në Faqe. Ju deklaroni dhe garantoni që: (i) ju zotëroni çdo përmbajtje që keni postuar në Faqe ose që na dërgoni në lidhje me Faqen, dhe keni të drejtë të jepni lejen e zbatueshme të përcaktuar këtu, dhe që (ii) postimi dhe publikimi i çfarëdolloj përmbajtjeje të tillë nuk cenon, përvetëson ose shkel asnjë të drejtë intelektuale, publiciteti, të drejtë privatësie, statutore, ligjore, kontraktuale, personale ose të drejta të tjera të palëve të treta. Ju nuk duhet të postoni përmbajtje shpifëse, të turpshme, pornografike, kërcënuese, në shkelje të privatësisë ose të të drejtave të publicitetit, abuzive, të paligjshme ose të kundërshtueshme, që do të përbënte ose nxiste një vepër penale, do të shkelte të drejtat e ndonjë pale ose që do të përbënte shkak për mbajtjen e përgjegjësisë, ose që shkel ndonjë ligj ose detyrim konfidencialiteti. Ne mund ta ekzaminojmë ose monitorojmë përmbajtjen e postuar, për qëllime ligjore ose të tjera, megjithëse nuk kemi asnjë detyrim për ta bërë këtë. Ne mund të zbulojmë përmbajtjen dhe rrethanat që lidhen me transmetimin e saj për çdo person, për çdo arsye ose qëllim. Ne nuk marrim përsipër dhe mohojmë çdo përgjegjësi që mund të lindi si pasojë e përmbajtjes, ose në lidhje me çdo gabim, shpifje, përgojim, mosveprim, gënjeshtër, paturpësi, pornografi, fyerje, rrezik ose pasaktësi të çdo informacioni të tillë. Mos postoni informacione personale të identifikueshme në hapësira të ndryshme nga profili juaj. Ne rezervojmë të drejtën, sipas gjykimit tonë të vetëm, të mos pranojmë, të refuzojmë postimin ose të heqim çdo përmbajtje, profil ose postim (duke përfshirë emailin) tuajin, ose të kufizojmë, pezullojmë ose ndërpresim aksesin tuaj në të gjithë ose në ndonjë pjesë të Faqes në çdo kohë, për çfarëdolloj arsye ose pa arsye, me ose pa njoftim paraprak dhe pa mbajtur asnjë përgjegjësi. Ju merrni përsipër rrezikun për pjesëmarrjen në çfarëdolloj ngjarjeje të Monster Energy offline.

Rregullat e sjelljes. Në lidhje me Faqen, nuk duhet:

Të postoni, transmetoni ose të instaloni nëpërmjet ose në lidhje me Faqen, asnjë virus, përfshirë të tipit “karrem”, “kalë trojan”, “vezë Pashkësh”, “bombë me sahat”, softuer “spiun” ose kod, skedar ose program tjetër kompjuterik që është ose mund të jetë i dëmshëm, cenues i privatësisë ose synon të dëmtojë apo përvetësojë funksionimin e harduerëve, softuerëve, pajisjeve ose të monitorojnë përdorimin e tyre.
Të përdorni Faqen për ndonjë qëllim që është mashtrues, i padrejtë apo i paligjshëm.
Të mblidhni ose grumbulloni informacione për përdoruesit e Faqes.
Të ndërhyni ose prishni funksionimin e Faqes ose serverëve apo rrjeteve që përdoren për të vënë në dispozicion Faqen, duke përfshirë me anë të hakimit apo dëmtimit të ndonjë pjese të Faqes; ose të shkelni ndonjë kërkesë, procedurë ose politikë të këtyre serverëve ose rrjeteve.
Të kufizoni ose pengoni ndonjë person tjetër që të përdorë Faqen.
Të riprodhoni, modifikoni, përshtatni, përktheni, krijoni punë derivuese, shisni, jepni me qira, huazoni, bashkëzotëroni, shpërndani ose shfrytëzoni në asnjë mënyrë tjetër asnjë pjesë (ose asnjë përdorim) të Faqes, përveç siç autorizohet shprehimisht këtu, pa pëlqimin tonë të shprehur paraprak me shkrim.
Të kryeni inxhinieri të kundërt, dekompiloni ose çmontoni çdo pjesë të Faqes, përveç rasteve kur një kufizim i tillë ndalohet shprehimisht nga ligji në fuqi.
Të hiqni njoftime për të drejtat e autorit, markat tregtare ose të drejta të tjera pronësore nga Faqja.
Të shfaqni apo riprodhoni çfarëdolloj pjese të Faqes, ose të inkorporoni në forma të tjera ndonjë pjesë të Faqes në ndonjë produkt ose shërbim, pa pëlqimin tonë të shprehur paraprakisht me shkrim.
Të shkarkoni dhe ruani në mënyrë sistematike përmbajtjen e Faqes.
Të përdorni ndonjë robot, program “merimangë”, aplikacion kërkimi/rikthimi të faqes ose pajisje të tjera manuale ose automatike për të nxjerrë, indeksuar, "gërmuar", "minuar të dhënat" ose për të mbledhur përmbajtjen e Faqes, ose për të riprodhuar ose anashkaluar strukturën e lundrimit ose paraqitjen e Faqes, pa pëlqimin tonë të shprehur paraprakisht me shkrim. Pavarësisht nga sa më sipër, dhe duke respektuar çdo udhëzim të postuar në skedarin robots.txt që gjendet në direktorinë rrënjësore të Faqes, ne u japim operatorëve të motorëve të kërkimit publik leje të përdorin programet “merimangë” për të kopjuar materiale nga faqja me qëllimin e vetëm (dhe vetëm në masën e nevojshme) që të krijojnë indekse publike, të kërkueshme të këtyre materialeve, por jo memorie specifike ose arkiva të këtyre materialeve. Ne rezervojmë të drejtën ta anulojmë këtë leje, në përgjithësi ose në raste specifike, në çdo kohë dhe pa paralajmërim.
Ju nuk do ta përdorni Faqen tonë për asnjë qëllim të paligjshëm ose të ndaluar në bazë të kushteve të kësaj Marrëveshjeje. Ju jeni përgjegjës për sigurimin, mirëmbajtjen dhe pagesën për të gjithë harduerët dhe të gjitha shërbimet e telekomunikacionit dhe shërbimet e tjera të nevojshme për të përdorur Faqen.

Publiciteti dhe privatësia. Ju pranoni dhe bini dakord se çdo përmbajtje që postoni në Faqe, ose që grumbullohet përmes saj, mund të shikohet nga vizitorët, përdoruesit e tjerë të Faqes dhe publiku, dhe se nuk keni pretendime për konfidencialitet ose moszbulim në lidhje me përmbajtjen tuaj. Ne nuk mund të garantojmë sigurinë e informacionit në Faqe. Përgjegjësia për çdo rrezik lidhur me përdorimin e saj ju takon vetëm juve. Ne nuk jemi përgjegjës për saktësinë e asnjë përmbajtjeje që ndodhet në Faqen tonë. Zgjidhni me kujdes informacionin dhe përmbajtjen që postoni në Faqe, në kanalet tuaja të mediave sociale kur postimi etiketon pijet energjike dhe ato që ndani me të tjerët. Profili juaj në llogarinë e Monster Energy dhe ato të mediave sociale mund të përfshijë elemente personale të identifikueshme, duke përfshirë mbiemra, adresa emaili, numra telefoni dhe adresa rrugësh.

Çdo informacion që marrim nga ju ose nga transaksionet e përpunuara përmes Faqes, duke përfshirë emrat, adresat, numrat e telefonit, adresat e postës elektronike dhe çdo informacion tjetër në lidhje me përdorimin, transaksionet dhe trafikun në Faqe mund të mblidhen dhe përdoren nga ne siç parashikohet në politikën tonë të privatësisë. Ju konfirmoni se keni lexuar dhe pranuar kushtet e politikës sonë të privatësisë, të cilat janë përfshirë këtu.

Ligjet për letrat me vlerë. Kjo Faqe mund të përmbajë deklarata, vlerësime ose parashikime që përbëjnë “deklarata parashikuese” siç përkufizohet sipas ligjeve federale të letrave me vlerë të SHBA-së. Në përgjithësi, fjalët "besoj, pres, synoj, vlerësoj, parashikoj, projektoj, do të" dhe shprehje të ngjashme identifikojnë deklarata parashikuese, të cilat në përgjithësi nuk janë të natyrës historike. Deklaratat parashikuese janë subjekt i disa rreziqeve dhe pasigurive që mund të shkaktojnë që rezultatet aktuale të ndryshojnë në mënyrë thelbësore nga përvoja historike e Monster Beverage Corporation ("MBC") dhe pritshmëritë ose parashikimet aktuale të MBC-së. Këto rreziqe përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në, aftësinë e MBC-së për të financuar planet e zgjerimit, programet e riblerjes së aksioneve dhe aktivitetet e përgjithshme operative; ndryshimet në kontekstin e biznesit të pijeve joalkoolike, duke përfshirë veprimet e konkurrentëve dhe ndryshimet në preferencat e konsumatorëve; ndryshimet rregullatore dhe ligjore; normat e interesit dhe luhatjet e monedhës; ndryshimet në kushtet ekonomike dhe politike; aftësinë e MBC-së për të depërtuar dhe zhvilluar tregje të reja, efektivitetin e programeve të reklamimit, marketingut dhe promovimit të MBC-së; pasiguritë e çështjeve ligjore; kushtet e pafavorshme të motit; pamundësinë për të arritur rritjen e volumit përmes iniciativave të produkteve dhe paketimit; ndryshimet në koston dhe disponueshmërinë e lëndëve të para dhe aftësinë për të mbajtur marrëveshje dhe marrëdhënie të favorshme furnizimi, si dhe për të siguruar prodhimin në kohë dhe/ose të duhur të të gjitha produkteve ose ndonjë produkti; përpjekjet e marketingut të shpërndarësve të produkteve të MBC-së, shumica e të cilëve shpërndajnë produkte që janë konkurruese ndaj MBC-së; vendimet e njëanshme nga dyqanet ose klientët e tjerë për të ndërprerë ofrimin e të gjitha ose ndonjë prej produkteve të MBC-së që ata ofrojnë në çdo kohë; ndryshimet në konsumin e kategorisë së produktit; tërheqje të mundshme të produkteve të MBC-së nga tregu; dhe rreziqe të tjera të diskutuara në dokumentet që Monster Beverage Corporation ka depozituar pranë Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Këmbimit ("SEC"), duke përfshirë raportin vjetor të Monster Beverage Corporation lidhur me Formularin 10K, dokumentet e të cilit mund të vihen në dispozicion nga SEC. Lista e mësipërme e faktorëve të rëndësishëm nuk është shteruese. Ju nuk duhet të mbështeteni në mënyrë të pabazuar në deklaratat parashikuese, të cilat vlejnë vetëm për datat për të cilat janë lëshuar. Ne nuk marrim përsipër asnjë detyrim për të përditësuar apo rishikuar publikisht ndonjë deklaratë parashikuese dhe mohojmë shprehimisht çdo detyrim për ta bërë këtë.

Përdoruesit ndërkombëtarë. Nëse e përdorni Faqen jashtë Shteteve të Bashkuara, lidhja juaj do të bëhet përmes dhe me serverët që gjenden në Shtetet e Bashkuara, porositë tuaja të bëra përmes Faqes do të përpunohen plotësisht dhe do të dërgohen nga Shtetet e Bashkuara dhe i gjithë informacioni që jepni do të përpunohet dhe mirëmbahet në serverët tanë në ueb dhe në sistemet e brendshme që gjenden në Shtetet e Bashkuara. Duke përdorur Faqen, ju kuptoni dhe pranoni eksportimin e informacionit personal drejt Shteteve të Bashkuara, si dhe ruajtjen dhe përdorimin e tij siç specifikohet më lart kur na jepni këtë informacion.

Mjetet juridike. Ne mund të kufizojmë, pezullojmë ose ndërpresim aksesin tuaj në të gjithë ose ndonjë pjesë të Faqes, me ose pa njoftim për çfarëdolloj arsyeje, duke përfshirë nëse besojmë se ju keni shkelur ose keni vepruar në kundërshtim me përmbajtjen ose synimin e kësaj Marrëveshjeje. Përfundimi nuk cenon asnjë të drejtë ose mjet tjetër juridik që ne ose filialet tona mund të kemi të drejtë të përdorim sipas kësaj Marrëveshjeje ose sipas ligjit.

Deklarata për mohimin e përgjegjësisë. NE MASËN MAKSIMALE TË LEJUAR NGA LIGJI NË FUQI, FAQJA DHE E GJITHË PËRMBAJTJA, MATERIALET DHE PRODUKTET QË PËRMBAHEN NË FAQE, SIGUROHEN MBI BAZËN "SIÇ JANË AKTUALISHT", PA GARANCI TË ASNJË LLOJI. TË GJITHA GARANCITË, TË SHPREHURA, TË NËNKUPTUARA APO LIGJORE, JANË MOHUAR SI PËRGJEGJËSI NË MASËN MAKSIMALE TË LEJUAR NGA LIGJI NË FUQI, DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NË, ÇDO GARANCI TË NËNKUPTUAR TREGTUESHMËRIE, TITULLI, PËRSHTATJEJE PËR NJË QËLLIM SPECIFIK, MOSSHKELJEJE TË TË DREJTAVE TË PALËVE TË TRETA OSE QË LIND SI REZULTAT I NJË SJELLJEJE, PRAKTIKE TREGTARE APO PËRDORIMI. GJITHASHTU, MONSTER ENERGY MOHON, NË MASËN MAKSIMALE TË LEJUAR NGA LIGJI NË FUQI, ÇDO MIRATIM OSE PËRGJEGJËSI PËR (A) PËRMBAJTJEN DHE LIDHJET E TIPIT HIPERLINK; (B) PASAKTËSINË, PAPLOTËSINË OSE PËRDITËSIMIN NË KOHË TË FAQES; (C) TRANSMETIMIN E VIRUSEVE OSE KORRUPTIMIN E TË DHËNAVE; DHE (D) DËMET SI REZULTAT I TRANSMETIMIT, PËRDORIMIT OSE PAMUNDËSISË PËR TË PËRDORUR FAQEN, DUKE PËRFSHIRË MUNGESËN E DISPONUESHMËRISË SË FAQES, OSE RRETHANAT MBI TË CILAT ORGANIZATA NUK KA KONTROLL. JU KUPTONI DHE PRANONI SE PËRDORIMI I FAQES MUND TË PËRFSHIJË DEFEKTE, GABIME, PROBLEME OSE KUFIZIME TË TJERA. NË MASËN MAKSIMALE TË LEJUAR NGA LIGJI NË FUQI, NE NUK BËJMË DHE NUK MBAJMË PËRGJEGJËSI PËR ASNJË DEKLARATË APO GARANCI NË LIDHJE ME MJAFTUESHMËRINË E MASAVE TË SIGURISË TË PËRDORURA PËR TRAJTIMIN DHE RUAJTJEN E TË DHËNAVE, DHE NUK DO TË MBAJMË PËRGJEGJËSI PËR ASNJË DËM AKTUAL, RRJEDHIMOR, TË VEÇANTË APO INCIDENTAL QË VJEN SI PASOJË E MOSPËRMBUSHJES SË POLITIKËS TONË TË PRIVATËSISË PËR SHKAK TË NJË SHKELJEJE SIGURIE OSE DEFEKTI TEKNIK. MONSTER ENERGY, DERI NË MASËN MAKSIMALE TË LEJUAR NGA LIGJI NË FUQI, NUK DO TË MBAJË ASNJË PËRGJEGJËSI PËR PËRDORIMIN NGA ANA JUAJ TË FAQES OSE PËRDORIMIN E NDONJË INFORMACIONI TË AKSESUAR NGA FAQJA OSE PËR PRODUKTE TË BLERA NGA FAQJA. ASNJË KËSHILLË APO INFORMACION, ME GOJË APO ME SHKRIM, QË JU MERRNI NGA MONSTER ENERGY PËRMES FAQES NUK DO TË PËRBËJË GARANCI APO DEKLARATË TË ASNJË LLOJI.

MONSTER ENERGY NUK ËSHTË PËRGJEGJËSE PËR PËRMBAJTJEN E ASNJË INFORMACIONI TË POSTUAR NGA PALË TË TRETA NË FAQE, DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NË, INFORMACIONIN QË SHFAQET NË NDONJË FAQE TË KOMUNITETIT DHE/OSE FAQE TË AGREGUAR, NË NJË FAQE TË LIDHUR APO NË NJË LIDHJE QË GJENDET BRENDA NJË FAQEJE TË LIDHUR, OSE PËR NDRYSHIME APO PËRDITËSIME TË KËTYRE FAQEVE.

Kufizimi i përgjegjësisë. NË MASËN MAKSIMALE TË LEJUAR NGA LIGJI NË FUQI, MONSTER ENERGY NUK DO TË MBAJË PËRGJEGJËSI PËR ASNJË DËM TË DREJTPËRDREJTË, JO TË DREJTPËRDREJTË, TË VEÇANTË, RRJEDHIMOR OSE EKZEMPLAR, QOFTË AI I PARASHIKUESHËM OSE JO, QË LIDHET NË NDONJË MËNYRË ME KËTË MARRËVESHJE, ME NDONJË VIRUS QË NDIKON NË FAQE, ME PËRDORIMIN APO PAMUNDËSINË E PËRDORIMIT TË FAQES, DUKE PËRFSHIRË KOMUNITETIN, ME REZULTATET E GJENERUARA NGA PËRDORIMI I FAQES, DUKE PËRFSHIRË KOMUNITETIN, ME HUMBJEN E REPUTACIONIT TË MIRË OSE PËRFITIMEVE, ME HUMBJEN E PUNËVE, PAVARËSISHT MËNYRËS SË KARAKTERIZIMIT, DHE/OSE QË VIJNË NGA ÇFARËDOLLOJ SHKAKU TJETËR, EDHE NËSE ËSHTË OFRUAR KËSHILLË PARAPRAKE PËR MUNDËSINË E KËTYRE DËMEVE OSE HUMBJEVE. PAVARËSISHT ÇDO PJESE NË KUNDËRSHTIM ME SA PËRMBAHET KËTU, NË MASËN MAKSIMALE TË LEJUAR NGA LIGJI NË FUQI, PËRGJEGJËSIA TOTALE E MONSTER ENERGY NDAJ JUSH PËR ÇFARËDO ARSYE DHE PAVARËSISHT NGA LLOJI I PADISË, DO TË KUFIZOHET NË ÇDO KOHË NË SHUMËN QË JU I KENI PAGUAR, NËSE I KENI PAGUAR, MONSTER ENERGY NË GJASHTË (6) MUAJT PARA NGJARJEVE QË KANË SJELLË SI REZULTAT KËRKESËN TUAJ.

Ligji në fuqi mund të mos lejojë kufizime për disa garanci të nënkuptuara, ose përjashtime apo kufizime për dëme të caktuara. Vetëm në masën që ky ligj është i zbatueshëm për ju, një pjesë ose të gjitha mohimet, përjashtimet ose kufizimet e mësipërme mund të jenë të pavlefshme për rastin tuaj, dhe ju mund të keni të drejta shtesë.

Dëmshpërblimi. Përveçse në masën e ndaluar nga ligji në fuqi, ju do të na dëmshpërbleni dhe do të siguroni që ne, filialet tona, kompanitë mëmë, bashkëpunëtorët, nëpunësit, drejtorët, aksionarët, përfaqësuesit ligjorë, agjentët dhe partnerët e punonjësit e tjerë, të mbetemi të padëmtuar nga humbja, përgjegjësia, kostot, dëmet ose shpenzimet nga çdo dhe të gjitha kërkesat, veprimet dhe paditë, qofshin të pabaza ose jo, si dhe nga dhe kundrejt të gjitha pretendimeve, përgjegjësive, gjykimeve, humbjeve, dëmeve, kostove, detyrimeve financiare, tarifave të avokatit dhe shpenzimeve të tjera të çdo natyre dhe karakteri që lindin për shkak të (i) përdorimit nga ana juaj të Faqes; (ii) shkeljes nga ana juaj faktike apo të supozuar të kësaj Marrëveshjeje dhe/ose çdo shkeljeje faktike apo të supozuar të deklaratave dhe garancive tuaja siç parashtrohen në këtë Marrëveshje; (iii) pjesëmarrjes suaj në ndonjë event offline të Monster Energy; dhe (iv) çdo veprimi ose mosveprimi nga ju ose në emrin tuaj në lidhje me ndonjë përmbajtje të postuar ose të agreguar në Faqe nga ju dhe/ose ndonjë palë e tretë.

Filtrimi. Në bazë të U.S.C. 47, seksioni 230, germa "d", i ndryshuar, ne ju njoftojmë se në treg disponohen mbrojtje të kontrollit prindëror (si harduerë, softuerë apo shërbime filtrimi) që mund t'ju ndihmojnë në kufizimin e aksesit ndaj materialeve të dëmshme për të miturit. Informacioni në lidhje me kontrollet prindërore disponohet në https://www.consumer.ftc.gov/articles/0029-parental-controls. Informacioni që identifikon ofruesit aktualë të këtyre mbrojtjeve është i disponueshëm në https://en.wikipedia.org/wiki/Comparison_of_content-control_software_and_providers. Vini re se ne nuk bëjmë miratim të asnjë prej produkteve ose shërbimeve të renditura në këto faqe.

 

Të ndryshme. KJO MARRËVESHJE DO TË RREGULLOHET DHE INTERPRETOHET NË PËRPUTHJE ME LIGJET E SHTETIT TË KALIFORNISË, SHBA, PA MARRË NË KONSIDERATË ASNJË PARIM TË KONFLIKTIT MIDIS LIGJEVE. ÇDO PADI LIGJORE NË LIDHJE ME KËTË MARRËVESHJE DHE/OSE FAQE, OSE PËRDORIMIN E SAJ, DO TË PARAQITET DHE PROCEDOHET NË GJYKATAT FEDERALE OSE SHTETËRORE, SIPAS RASTIT, NË ORANGE COUNTY, KALIFORNI, DHE ME ANË TË KËTIJ DOKUMENTI JU PRANONI KËTË JURIDIKSION EKSKLUZIV DHE AUTORIZONI DHE PRANONI NJOFTIMIN E PADISË NË NJË MËNYRË QË DO TË AUTORIZONTE JURIDIKSIONIN PERSONAL. TË GJITHA PALËT HEQIN DORË NGA E DREJTA, NËSE KA, PËR TË MARRË NDONJË DËMSHPËRBLIM PËR DËME EKZEMPLARE OSE NDËSHKUESE OSE NDONJË SHUMË TJETËR PËR QËLLIMIN E VENDOSJES OSE VENDOSJEN E NJË PENALITETI NGA PALA TJETËR NË NJË PROCES GJYQËSOR OSE GJYKIM TJETËR QË RRJEDH NGA OSE NË LIDHJE ME KËTË MARRËVESHJE, OSE SHKELJE TË KËSAJ MARRËVESHJEJE, DUKE PËRFSHIRË ÇDO PRETENDIM SE MARRËVESHJA NË FJALË OSE NDONJË PJESË E SAJ ËSHTË E PAVLEFSHME, E PALIGJSHME OSE E ANULUESHME APO E PAZBATUESHME.

Nëse ndonjë dispozitë e kësaj Marrëveshjeje do të jetë e paligjshme, e pavlefshme ose, për çfarëdolloj arsyeje, e pazbatueshme, atëherë pavlefshmëria e kësaj dispozite konsiderohet e pjesshme dhe nuk cenon vlefshmërinë dhe zbatueshmërinë e dispozitave të tjera. Moszbatimi nga ana jonë i ndonjë dispozite të kësaj Marrëveshjeje nuk konsiderohet si heqje dorë nga kjo dispozitë dhe as nga e drejta për të zbatuar këtë dispozitë. Kjo Marrëveshje nuk krijon dhe nuk do të interpretohet se krijon ndonjë marrëdhënie partneriteti, sipërmarrjeje të përbashkët, punëdhënës-punonjës, agjenci ose dhënës-marrës franshize midis jush dhe nesh. Ju nuk mund të cedoni, transferoni ose nënlicenconi të drejtat apo detyrimet tuaja, ose një pjesë të tyre, në kuadër të kësaj Marrëveshjeje pa pëlqimin tonë të shprehur paraprakisht me shkrim. Ne mund të cedojmë, transferojmë ose nënlicencojmë të drejtat apo detyrimet tona, ose një pjesë të tyre, në kuadër të kësaj Marrëveshjeje, pa kufizime. Çdo rubrikë, citim ose titull seksioni i përfshirë këtu është vetëm për qëllime prakticiteti dhe në asnjë mënyrë nuk përcakton ose shpjegon ndonjë seksion ose dispozitë. Të gjitha termat e përkufizuara në numrin njëjës kanë të njëjtin kuptim kur përdoren në numrin shumës, kur është e përshtatshme dhe nëse nuk specifikohet ndryshe. Çdo përdorim i termit “duke përfshirë” ose forma të tjera të tij në këtë Marrëveshje do të interpretohet se vijohet nga fraza “pa u kufizuar në”. Kjo Marrëveshje, duke përfshirë çdo kusht të përgjithshëm të përmbajtur këtu, është Marrëveshja e plotë midis jush dhe nesh në lidhje me lëndën e kësaj Marrëveshjeje dhe zëvendëson çdo marrëveshje ose mirëkuptim të mëparshëm ose të njëkohshëm me shkrim ose gojë midis jush dhe nesh në lidhje me këtë lëndë. Njoftimet për ju (duke përfshirë njoftimet për ndryshime në këtë Marrëveshje) mund të bëhen nëpërmjet postimit në Faqe ose me postë elektronike (duke përfshirë në secilin rast nëpërmjet lidhjeve), ose me postë të zakonshme. Pa kufizim, versionet e printuara të kësaj Marrëveshjeje dhe të çdo njoftimi të dhënë në formë elektronike do të jenë të pranueshme në procedurat gjyqësore ose administrative të bazuara ose në lidhje me këtë Marrëveshje në të njëjtën masë dhe duke iu nënshtruar të njëjtave kushte si dokumentet dhe dosjet e tjera origjinale të biznesit që ruhen në format të printuar. Ne nuk do të mbajmë përgjegjësi për asnjë mospërmbushje të ndonjë detyrimi për ndonjë shkak jashtë kontrollit tonë.

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë Marrëveshje, na kontaktoni:

Monster Energy Company
Drejtuar: Consumer Relations
1 Monster Way
Corona, CA 92879
Tel: 866-322-4466
Faks: 951-739-6210

Banorët e Kalifornisë mund të kontaktojnë Njësinë e Asistencës për Ankesat, Sektori i Shërbimeve të Konsumatorit, Departamenti i Çështjeve të Konsumatorit të Kalifornisë me postë në 1625 North Market Blvd., Sacramento, CA 95834, ose me telefon në (916) 445-1254 ose (800) 952-5210.

DATA E HYRJES NË FUQI: janar 2025